E la në kanal pas sherrit dhe s'i dha as dorën, arrestohet pas një viti si vrasës nga pakujdesia

E la në kanal pas sherrit dhe s'i dha as dorën, arrestohet pas një viti si vrasës nga pakujdesia

14:23, 28/08/2023
A+ Aa A-

Fiks një vit pas vdekjes së 51-vjeçarit Ylli Tafili nga Kurbini, gjetur fillimisht gjysmë i gjallë në një kanal pranë shtëpisë, është arrestuar një  person për vrasje nga pakujdesia. Hetimet që zgjatën një vit vunë në pranga Isa Lamën, 59 vjeç nga fshati Shullaz i Kurbinit, pasi ai, pas një grindjeje që kishte pasur me të ndjerin që kishte përfunduar në një kanal, është larguar pa i dhënë ndihmë.

Policia e Shtetit njoftoi sot se i ka vënë prangat Isa Lamës pasi si ”rezultat i veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin, ku në një kanal afër banesës së tij, nga familjarët e tij, është gjetur me shenja jete shtetasi Y. T. 51 vjeç, i cili pas dërgimit në spital ka humbur jetën.

Bazuar në prova, u bë ndalimi i shtetasit Isa Lama, 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia".

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Ylli Tafili dhe Isa Lama ishin konfliktuar verbalisht me njëri - tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti shtetasi Tafili  ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi Lama është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco