VIDEO/ Drejtuesja 37-vjeçare përplaset me makinën e policisë në Fier

13:48, 28/08/2023
A+ Aa A-

Një makinë policie është aksidentuar në Fier, ku drejtuesja 37-vjeçare ka përplasur automjetin e saj me atë të punonjësit të policisë.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur pranë vendit te quajtur “Autogrilla”. Mësohet se nga përplasja e mjeteve, nuk ka të lënduar, ndërkohë që po kryhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë Fier:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen "Sheq i Vogël", Fier, automjeti tip "Suzuki" me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip "Hyundai" me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco