Dhunoi babain në mes të lokalit, arrestohet 34 - vjeçari në Maliq

Dhunoi babain në mes të lokalit, arrestohet 34 - vjeçari në Maliq

13:29, 28/08/2023
A+ Aa A-

Policia në Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco