Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri: arrestohet në kufi 26-vjeçari me dy pistoleta

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri: arrestohet në kufi 26-vjeçari me dy pistoleta

10:31, 28/08/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Morinës ka goditur një tentativë për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, duke arrestuar një të ri nga Shkodra.

Në kuadrin e operacionit “Transcendence”, I.S, 26 vjeç, me banim në Shkodër, është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjatë kontrollit në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 26-vjeçarit i janë gjetur me vete dhe në çantë, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në vendin tonë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, është koordinuar me Policinë e Shkodrës, ku është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. S., në Shkodër, ku janë gjetur një tjetër armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 400 fara të dyshuara të kësaj bime dhe 2 targa automjeti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 pistoletat që iu gjetën shtetasit I. S., në PKK Morinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco