Shkodër/ Një person përplaset nga makina dhe dërgohet në spital me plagë të rënda

Shkodër/ Një person përplaset nga makina dhe dërgohet në spital me plagë të rënda

14:31, 27/08/2023
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Shkodrës, disa minuta më parë.

I plagosuri është përplasur nga një automjet i tipit “Volkswagen”, ku drejtohej nga një 73-vjeçar K. N.. Sipas njoftimit të policisë, këmbësori ende i pa identifikuar i ka ndërprerë rrugën drejtuesit të automjetit dhe si pasojë është përplasur me të.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco