VIDEO/ Operacion gjatë natës në lumin Mat, bllokohen ekskavatorët dhe kamionët që po grabisnin inerte

VIDEO/ Operacion gjatë natës në lumin Mat, bllokohen ekskavatorët dhe kamionët që po grabisnin inerte

13:08, 26/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka ndaluar një rast flagrant të grabitjes së inerteve në shtratin e lumit Mat, duke zhvilluar një operacion të koduar si  "River Cries ".

Nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u arrestua në flagrancë administratori i një subjekti për nxjerrje inertesh, Gj. K. 67 vjeç, banues në Fushë Milot dhe iu sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lumë.

Në momentin që shërbimet policore kanë shkuar për kontroll te subjekti, administratori i arrestuar i ka kundërshtuar me qëllim moslejimin e kontrollit.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco