Aksidenti që tronditi Tiranën/ Allushi: S'isha në makinë, nuk tregova sepse...

11:01, 25/08/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest në burg për Eldi Allushin, që akuzohet për 3 vepra penale, lidhur me aksidentin tek diga e Liqenit Artificial, teksa caktimi i masës do të bëhet të shtunën.

Referuar detajeve nga dosja hetimore, Eldi Allushi nuk qenë fare në makinë në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ajo drejtohej nga Emiljano Nina, që është shpallur në kërkim për 7 vepra penale dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

Ky i fundit tregoi para OPGJ pse e fshehu ngjarjen pas shoqërimit me dyshimet se mjeti drejtohej prej tij.

“Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano, pasi erdhi nga aksidenti, fjeti gjumë, mua nuk më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë”.

Ndërkohë pasagjeri në automjetin “BMW X6”, thotë se kishte pirë një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se nuk ka konsumuar alkool, por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit dyshojnë hetuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco