Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Rekord aplikimesh për azil në Britani/ Listën e udhëheqin shqiptarët

Rekord aplikimesh për azil në Britani/ Listën e udhëheqin shqiptarët

11:52, 24/08/2023
A+ Aa A-

Të dhënat e publikuar sot nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuara tregojnë se numri i aplikimeve për azil në këtë vend ka arritur një rekord historik.

Në total janë 78.768 aplikime për azil, 19 përqind më shumë se një vit më parë.

Ky është numri më i lartë i aplikimeve për azil në dy dekada.

Sipas gazetës Daily Mail, listën e azilkërkuesve e udhëheqin shqiptarët me 11.790 aplikime.

Gazeta shkruan se 7557 e atyre që kanë aplikuar për azil, kanë ardhur me gomone në Britani.

Afganët janë në vendin e dytë me 9.964 aplikime, thuajse dyfishi i një viti më parë.

Më shumë se 18 mijë persona kanë kaluar Kanalin Anglez me gomone deri tani sa i përket vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco