ME FOTO/ Policia e Kosovës po i kërkon këta dy persona për vjedhje të identitetit

ME FOTO/ Policia e Kosovës po i kërkon këta dy persona për vjedhje të identitetit

12:23, 23/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka bërë një kërkesë publikisht sot duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e këtyre dy  personave në foto. Në njoftimin zyrtar specifikohet arsyeja pse ata kërkohen:

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast vjedhjeje të identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur në datën 8.8.2023 në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco