Krujë, policia shkon të kontrollojë për kanabis, gjen arsenal armësh

Krujë, policia shkon të kontrollojë për kanabis, gjen arsenal armësh

10:02, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një arsenal armësh janë gjetur në një banesë në fshatin Shkretë të Krujës. Bëhet fjalë për 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis

Njoftimi i Policise

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të rasteve të armëmbajtjes pa leje, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Mali i kuq".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit M. S., banues në fshatin Shkretë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. S., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç dhe A. S., 41 vjeç, të tre banues në fshatin Shkretë.

Këta shtetas kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shkretë, në afërsi të banesës së shtetasit M. S. Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara më parë nga Policia.  

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco