Zbardhet plagosja në Lezhë, sherri lindi pas xhirimit të gomave

Zbardhet plagosja në Lezhë, sherri lindi pas xhirimit të gomave

09:27, 20/08/2023
A+ Aa A-

Xhirimi i gomave të makines është bërë shkak për konfliktin mes dy të rinjve në Gjader të Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera, për zbardhjen ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së 18 gushtit 2023

Sipas burimeve, autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Në një moment kanë debatuar me njëri-tjetrin duke u sharë dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për t'u sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit.

Gjatë takimit në lokal, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin dhe ne ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armen e zjarrit qe mbante me vete, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori u dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallut në kërkim policor dhe prej dy ditësh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco