Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Avokati i Ridvan Muharremit, Halimi: I kam dorëzuar të gjitha materialet, nuk dyshoj te klienti im

Avokati i Ridvan Muharremit, Halimi: I kam dorëzuar të gjitha materialet, nuk dyshoj te klienti im

10:04, 18/08/2023
A+ Aa A-

Pas bastisjeve në shtëpinë dhe restorantin e të dyshuarit Ridvan Muharremit, ka folur avokati i tij, Muhamet Halimi.

Halimi përmes një prononcimi për media ka thënë se reagimin ia kanë drejtuar dy ditë më parë opinionit publik dhe kanë kërkuar prezencën e organeve të rendit.

“Unë me klientin tim, reagimin ia kemi drejtuar opinionit publik dhe kemi kërkuar prezencën e organeve të rendit. Atje do të shqyrtohen çështjet dhe do të zbardhen të gjitha, për të cilat do të jetë i njoftuar opinioni publik”, ka thënë Halimi.

Ai tha se ende nuk kanë një fletëarrest për Ridvan Muharremin.

“I kam dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë. Jemi përgatitur për të vërtetën. Apsolut nuk dyshoj te klienti”, u shpreh Halimi.

Ndryshe, Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa tashmë ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco