'Flakë në det', lihen në burg 6 trafikantët e drogës

'Flakë në det', lihen në burg 6 trafikantët e drogës

13:11, 17/08/2023
A+ Aa A-

GJKKO ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për 6 të prangosurit në kuadër të megaoperacionit “Flakë deti”.

Klan Neës mëson se në burg janë lënë shtetasit: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;   Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;  Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe  Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Në makinën e ish-policit Arlind Ismailukaj janë gjetur 10 mijë euro.

Kujtojmë se autorët e trafikimit të lëndës narkotike kanabis u kapën nga policia më datë 15 Gusht, teksa tentonin të shkëmbenin në det përmes mjeteve lundruese lëndën narkotike. Pranë velierës të cilën trafikantët e dogjën sapo policia u afrua me mjete lundruese janë gjetur 28 kg kanabis.

Ky operacion është kryer nga autoritetet policore të vendit në bashkëpunim me ‘Guarda di Finanza’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco