U hodhën nga shkëmbi në det, por u përplasën prap në shkëmb, plagosen rëndë dy adoleshentë

U hodhën nga shkëmbi në det, por u përplasën prap në shkëmb, plagosen rëndë dy adoleshentë

17:00, 15/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Himarës ka bërë të mundur shpëtimin e dy personave të cilët ishin hedhur në det e për pasojë janë dëmtuar rëndë.

Mësohet se njëri prej tyre po transportohet me helikopter drejtë Tiranës për trajtim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi:

Himarë

Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.       

Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda  në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.  

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.  

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco