EMRI/ Aksidentoi për vdekje dy persona në 2020-ën, arrestohet 35-vjeçari në kërkim

15:19, 15/08/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 35 vjeçar i cili i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Etjon Lazri në janar të 2020 aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin, Erion Balla dhe një grua 72-vjeçe të quajtur Hidajete Salliu.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Catch", për kapjen e një shtetasi në kërkim.    

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Catch".     

Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë.     

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco