SYRI TV/ Tregtonin doza ekstazie në Tiranë, në pranga 5 persona

14:39, 15/08/2023
A+ Aa A-

Një operacion i Policisë së Tiranës ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi me logon “Louis Vuitton” te cilat nëse do të hidheshin në treg do të kapnin shifrën  e 400 mijë eurove. Grupi i përbërë nga shqiptarë dhe kosovarë e transportonte lëndën narkotike nga Kosova nëpërmjet autobusëve të linjës Tiranë-Prishtinë dhe duke përdorur edhe makina me qira. 5 të arrestuarit shfrytëzonin ambientet e populluara në këtë sezon për të shitur lëndën narkotike, kryesisht në lokalet e natës së kryeqytetit apo zonat bregdetare

Nga SYRI TV

Nën logon e "Louis Vuitton" ishin paketuar 10 mijë doza ekstazie të cilat vinin nga Kosova e përgatiteshin në vendin tonë për t’u shitur. 5 persona ranë në pranga: tre3 shqiptarë dhe dy shtetas kosovarë të cilët do të merrnin nga shitja e këtyre dozave ne treg 400 mijë euro.

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë:

Mithat Ramadani

Besnik Mujeci

Kalem Picari

Ambra Miftari

Danjel Avdia

Hetimi për këtë çështje ka nisur prej një viti nga sektori i Antidrogës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Droga trasportohej nga Kosova kryesisht me mjete të marra me qera por edhe përmes linjave të transportit të udhëtarëve, me autobuzin e linjës Prishtinë-Durrës teksa destinacion kishte tregun e brendshëm, lokalet e natës në zonën e Bllokut në kryeqytet por edhe në qytetet bregdetare.

Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës ka treguar detaje të këtij operacioni në një konferencë për mediat si dhe shumën që do të përfitohej.

Ndërkohë mësohet nga burimet se Besnik Mujeci, një nga pesë të arrestuarit rezulton të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe më konkretisht, ai është anëtar i asamblesë komunale të Prishtinës.

Gazetar: B. Sari 

Operator: A. Varfi 

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco