SKANDAL/ U vra me thikë, trupi i të riut ende në morg, s’ka mjek për autopsinë

SKANDAL/ U vra me thikë, trupi i të riut ende në morg, s’ka mjek për autopsinë

13:04, 15/08/2023
A+ Aa A-

Nuk ka fund drama për familjen Manjani, të cilës mbrëmë iu vra me thikë përpara shtëpisë, djali i saj 26-vjeçar Dritan Manjani. 

Nga burime për mediat bëhet me dije se familja nuk ka mundur që të tërheqë trupin e pajetë të 26-vjeçarit, i cili u vra nga 30-vjeçari Dorjan Dema.

Familjarët thonë se shkak është bërë mungesa e mjekut ligjor në spitalin e Bulqizës.

Për këtë shkak është dashur që të vijë një mjek nga Tirana për të kryer autopsinë e trupit të viktimës.

“Prej orës 10 dhe deri tani, nuk ka pasur mjekë. Tani erdhi nga Tirana mjeku dhe do të bëhet autopsia. Ka mbi 1 vit që nuk ka mjek”, u shpreh një qytetar për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco