U kap me drogë në Shqipëri/ 'Vetëvendosje' nis procedurë disiplinore ndaj zyrtarit

U kap me drogë në Shqipëri/ 'Vetëvendosje' nis procedurë disiplinore ndaj zyrtarit

13:05, 15/08/2023
A+ Aa A-

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kontrabandën e drogës. Ai ishte pjesë e një grupi që shpërndante ekstazi nëpër zonat bregdetare.

Mujecit dhe të arrestuarve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro. Mujeci është asamblist i partisë në pushtet, Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës. Ai ishte zgjedhur asamblist për herën e dytë.

Plani për shpërndarjen e kësaj sasie ekstazie ishte i detajuar. Policia ka bërë të ditur se droga futej nga Kosova në Shqipëri me autobusë, duke shfrytëzuar sezonin turistik. Pasi dërgesat shkonin në Shqipëri, shpërndaheshin nëpër vende bregdetare.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka nisur nisur procedurë disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka tha për Telegrafin se sapo të mbajnë mbledhjen, do të marrin një vendim ndaj asamblistit.

“Me të marrë informacionin kemi inciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco