FOTO+EMRI/ U kap duke punuar në 'shtëpi bari', dënohet me burg 33-vjeçari shqiptar në Angli

FOTO+EMRI/ U kap duke punuar në 'shtëpi bari', dënohet me burg 33-vjeçari shqiptar në Angli

18:03, 14/08/2023
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Paulin Kqira është arrestuar nga policia britanike në një ‘shtëpi bari’ në Hull të Anglisë.

Sipas mediave angleze, Paulin Kqira ishte punësuar nga një person tjetër, ende i paidentifikuar, për t’u kujdesur për bimët e kanabisit kundrejt një pagese prej 2 mijë paundësh.

Mësohet se i riu shqiptar u gjet brenda banesës, ku ndodheshin dhjetëra rrënjë kanabisi, mjete për rritjen e bimëve narkotike dhe lëndë narkotike gati për shitje.

Paulin Kqira, i cili kishte mbërritur në Britani në mënyrë ilegale, ka pohuar para autoriteteve se u përfshi në këtë veprimtari pasi një person të cilin e njihte vetëm si Romeo, i kishte ofruar punë jashtë një lokali.

Ai pohoi se nuk e mbante mend se në cilë pijetore ishte dhe se mendonte se do të bënte punë legjitime për 2000£.

Ndërkohë drejtësia britanike vendosi që Kqira të dënohet me 16 muaj burg, dhe më pas të depërtohet drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco