Gjykata e kishte urdhëruar të qëndronte në shtëpi, policia e gjen në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’

Gjykata e kishte urdhëruar të qëndronte në shtëpi, policia e gjen në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’

22:38, 12/08/2023
A+ Aa A-

Duhej të ishte në shtëpi për të zbatuar vendimin e gjykatës por në fakt kishte dalë makinë me të cilën u përfshi dhe në aksident rrugor.

Duhej të ishte në shtëpi për të zbatuar vendimin e gjykatës por në fakt kishte dalë makinë me të cilën u përfshi dhe në aksident rrugor.

Bëhet fjalë për Alfred Hunda nga Libohova i cili disa ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, vlerësoi masën "Arrest shtëpiak" për të për veprën penale të trafikut dhe mbjelljes së lëndëve narkotike.

Policia informon se rreth orës 20:26, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti me drejtues shtetasin T. H., 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Z., 40 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit Alfred Hunda, 55 vjeç dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.

Nga verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale të kryera për këtë aksident, ka rezultuar se pasagjeri, shtetasi F. H. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”,  të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për këtë shkak, u bënë veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco