RENEA vrau një të sëmurë mendor, Balla i falenderoi publikisht/ A do t'u shërbejë atyre falenderimi publik i ministrit si inkurajim?

RENEA vrau një të sëmurë mendor, Balla i falenderoi publikisht/ A do t'u shërbejë atyre falenderimi publik i ministrit si inkurajim?

16:42, 12/08/2023
A+ Aa A-

Disa ditë më parë, Gjergj Mullalli, vrau bashkëshorten dhe e hodhi në një gropë septike pranë shtëpisë.

Përveç faktit që ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi viktima kishte urdhër-mbrojtje, dhe policia nuk e parandaloi ngajrjen, ajo që la dyshime më pas ishte vetëvrasja e Gjergji Muallait.

Policia deklaroi se pas ndjekjes për disa orë të autorit, i cili nuk pranoi dorëzimin, ai kreu vetëvrasje me armë në fshatin Zëmblak, pranë shtëpisë së një të afërmi të tij.

Nga fotoja e publikuar nga policia duket se Gjergji Mullai është i shtrirë në një ambient me barë dhe përbrinj tij ka një armë që duket si automatik.

Image

Duke qenë se ngjarja ishte e rëndë, mjekësia ligjore nuk ka dalë ende me një përgjigje të ekspertizës nëse Mullau vrau veten apo u vra.

Edhe ende policia nuk ka një version përfundimtar të kësaj ngjarje për të cilën u mjaftua me një deklaratë “vetëvrasje” e shoqëruar me një foto.

Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe një tjetër ngjarje e rëndë është regjistrua në Korçë.

Një 62-vjeçar me probleme mendore, i konfirmuar, pasi ka dhunuar dhe plagosur familjarët e tij është vrarë nga forca RENEA.

Ramiz Muçllari ishte fshehur në papafingon e shtëpisë, pas një sherri me familjarët e tij.

Dhuna në familje hapi telashet me policinë që kërkoi ta marrë në pyetje, por e gjithë situata precipitoi kur 62 vjeçari iu përgjigj policisë me të shtënat e armëve.

Forcat RENEA mesa duket nuk janë treguar aspak profesinale në këtë rast dhe kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, kanë provuar kush është qitës më i mirë, ata që janë të specializuar për atë punë apo një i sëmurë mendor.

Profesionalizmi i munguar i forcave të policisë është i dukshëm po të shohësh rëagimin e shpejtë të ministrit të Brendshëm Balla në mbrojtje të tyre.

Dy raste brenda pak ditësh ku për të parin Policia e Shteti nuk ka ende një përgjigje në ishte vetëvrasje apo jo, dhe rasti i dytë duket qartë mungesa e profesionalizmit.

Si për rastin e parë të Gjergji Mullai ashtu edhe për rastin e Ramiz Muçollarit nuk ka asnjë të dhënë që të kenë patur arsenal armësh përveç se nga një automatik.

Image

Pyetja është: Pse nuk ka pritur policia derisa t’u mbarojnë fishekët e armëve dhe t’i arrestonte, por ka nxituar?

A nuk ka mënyra të tjera neutralizimi policia para se të shkojë te përdorimi i armës drejtpërdrejt?

Dhe pyetja e fundit për ministrin Taulant Balla i cili i dha kurajo dhe i falenderoi policët për vrasjen: Vetëm në Qarkun e Korçës, psikiatrit kanë raportuar se janë mbi 3600 persona me probleme të shëndetit mendor. Një numër i konsiderueshëm i personave me probleme mendore kanë prirje të provokojnë konflikte në familje e në rrethin shoqëror ku bëjnë pjesë. Çfarë urdhëri ka marrë policia, që t’i qëllojë këta në raste ngjarjesh të tilla?!

Nëse nuk ka marrë urdhër, a u mjafton atyre si inkurajim falenderimi publik që u bëri ministri Balla pas vrasjes së një të sëmuri mendor?

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco