Vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë: Kemi 6 orë në pritje, s’e dimë pse po vonohen

Vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë: Kemi 6 orë në pritje, s’e dimë pse po vonohen

16:35, 12/08/2023
A+ Aa A-

Radhë kilometrike janë krijuar në Kakavijë, ndërsa qytetarët shprehen se kanë pritur 6 orë dhe se nuk kanë asnjë informacion përse gjithë kjo vonesë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 6320 persona dhe kanë dalë në drejtim të vendit fqinj 2245 qytetarë.

Emigrantët thonë se u është dashur që të presin orë të tëra për të kaluar. “Po bëjmë gjashtë orë në doganë, kemi pritur shumë, kjo është tmerr. Dogana punonte me tre sportele, nuk e di pse vonohej”, ka thënë një qytetare që sapo ka kaluar doganën.

Qytetarët rrëfejnë se dhe pala greke punojnë me tre sportele. Katër ditë më parë është zhvilluar në Kakavijë një takim mes drejtuesve të Policive Kufitare helene e shqiptare. Ky takim kishte për qëllim eliminimin e këtyre radhëve përmes shtimit të kapaciteteve përpunuese nga pala greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco