Ishin kthyer në makthin e qytetarëve, kapen dy hajdutët në Durrës

Ishin kthyer në makthin e qytetarëve, kapen dy hajdutët në Durrës

15:24, 12/08/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se për vjedhje. Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Leonard Fjerza 30 vjeç, i cili ishte kthyer në makthin e durrsakëve pasi vidhte bizneset.

“30-vjeçari, më datë 08.08.2023, ka vjedhur automjetin e shtetasit M. B,  dhe është larguar me të, në drejtim të Lezhës. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për këtë vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë siguruar informacion mbi lëvizjet e automjetit të vjedhur. Pas koordinimit me Policinë e Lezhës, automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Gjormë, ndërsa shtetasi L. F., i kapur në Durrës, në kuadër të operacionit “Sinjali”, mundi t’iu largohej shërbimeve të Policisë së Lezhës, duke përfituar nga kushtet e errësirës.

Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu se ky shtetas, më datë 08.08.2023, ka vjedhur në një lokal, më datë 25.06.2023, ka vjedhur në një farmaci dhe më datë 06.08.2023, ka tentuar të vjedhë në një biznes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është arrestuar edhe Fatjon Llani 26 vjeç i cili kishte vjedhur një makinë në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco