SYRI TV/ Operacioni antidrogë në veri të vendit, dronët zbulojnë kanabisin, 1 person në pranga

16:27, 11/08/2023
A+ Aa A-

20 mijë rrënjë kanabis, 1 në pranga dhe 10 në kërkim është bilanci i operacionit antidrogë të finalizuar nga policia në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Operacioni antikanabis i koduar “FOKUSI” ka vënë në lëvizje rreth 6 mijë forca policie.

SYRI TV

6 mijë forca policie janë angazhuar 3 ditë në terren për të arrestuar 1 person dhe shpallur në kërkim 10 të tjerë. Teksa 75 dronët e cilësisë së lartë kanë zbuluar 20 mijë rrënjë kanabis sativa të mbjella në Malësinë e Shkodrës në lezhë, krujë e Tropojë policia i ka asgjësuar nëpërmjet djegies. Është rezultati i operacionit anti drogë të koduar FOKUSI nga policia e shtetit e cila prej kohësh vijon me kontrolle, verifikime e asgjësimin e lënëdëve narkotike të konstatura në zona të ndryshme të veriut teksa pak nga posedursit e zbuluar nga policia kanë rënë në pranga, shumica janë të shpallur në kërkim pasi janë persona me precedent të mëparshëm penal. Veriu i vendit prej kohësh ka qenë në sitën e kontrolleve për drogë kryesisht Shkodra, Lezha e Kruja ku është kapur dhe numri më i madh i lëndëve narkotike. Përmes një komunikate policia thekson se këto kontrolle do të vijojnë edhe në zonat me terren më të vështirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco