EMRI/ Shiste kanabis dhe heroinë, arrestohet 38-vjeçari në Sarandë

15:46, 11/08/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 38 vjeçar në Sarandë pasi u kap duke shitur dozave të lëndëve narkotike, në zonën urbane dhe në atë bregdetare të qyetit.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuar është shtetasi Guximtar Mustafaj.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Vijojnë operacionet kundër shitjes së dozave të lëndëve narkotike, në zonën urbane dhe në atë bregdetare të qyetit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 16”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.   

Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.  

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive të kryer në kuadër të sezonit turistik 2023, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 16”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.   

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtij shtetasi dhe në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të cilat ky shtetas i kishte siguruar dhe i kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen e tyre, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco