Bilanci/ 69 drejtues automjetesh kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë

Bilanci/ 69 drejtues automjetesh kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë

14:56, 11/08/2023
A+ Aa A-

Tiranë

Përmes një njoftimi, Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se gjatë kësaj javës janë shtuar kontrolle dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. 

Gjithashtu shkon në 69 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.   

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në rrugën "Abdyl Frashëri", automjetin me drejtues shtetasin K. H., i cili përdorte aparatin celular, gjatë drejtimit të mjetit.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.
   
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco