‘U mbyt teksa po peshkonte’/ Zbardhet identiteti i 21 vjeçarit në Fier, nuk gjendet trupi

‘U mbyt teksa po peshkonte’/ Zbardhet identiteti i 21 vjeçarit në Fier, nuk gjendet trupi

13:26, 11/08/2023
A+ Aa A-

Një djalë 21 vjeç është mbytur në kanalin Vjosë-Levan-Fier konkretisht në Pojan të Fierit. 

Sipas burimeve për SYRI-n, i ndjeri Hamit Senka ka qënë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka dalë prej aty.

 Trupi ende nuk është gjetur.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco