Thuhet se u qëllua nga bashkatdhetari i tij, detaje nga atentati i shqiptarit në Greqi

Thuhet se u qëllua nga bashkatdhetari i tij, detaje nga atentati i shqiptarit në Greqi

09:21, 10/08/2023
A+ Aa A-

Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur dje i plagosur në ishullin Paksos të Greqisë, pas të shtënave me armë zjarri.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Andrea Kalemi.

Po sipas medieve në drejtim të 51 vjeçarit është qëlluar të paktën 10 herë.

Kalemi kishte mbërritur në ishullin grek për pushime me gruan dhe fëmijët e tyre të mitur.

Dhe dje teksa ndodhej në Lakë për një arsye ende të panjohur (disa raporte flasin për larje hesapesh), një person i panjohur i është afruar dhe e ka qëlluar.

Më pas sulmuesi, i cili kishte të mbuluar fytyrën  u largua pa e vënë re askush.

Viktima e sulmit u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paxos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike por të qëndrueshme.

51 vjeçari  mësohet se ka hyrë në Greqi të shtunën e 5 gushtit nga Kakavia.

Njoftimi i Rojes Bregdetare për ngjarjen

“Autoriteti Portual i Paxos u njoftua mbrëmjen e djeshme për praninë e një burri në zonën bregdetare tokësore të portit të Lakka Paxos, i cili ishte qëlluar nga një tjetër person me identitet të panjohur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zyrtarët e Stacionit Portual të Paxos, EL.AS. si dhe një autoambulancë e EKAV-së, e cila e ka marrë burrin dhe e ka transportuar në Qendrën Shëndetësore Paxos.

Burri është transportuar më pas me mjetin lundrues privat “PAXOS EXPRESS” L.P.805 në portin e Arrila Perdikas dhe më pas është transportuar me autoambulancë në Spitalin Universitar të Janinës.

Një hetim paraprak po kryhet nga Porti i Paxos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco