Spërkatet me naftë 500 metra aks rrugor në Krastë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje

17:53, 09/08/2023
A+ Aa A-

 Një sipërfaqe rruge prej rreth 500 metra gjatësi, është ‘larë’ me naftë në aksin Krujë-Fushë-Krujë në zonën e Krastës.

Nafta dyshohet të ketë rrjedhur nga serboratori i ndonjë automjeti i cili nuk është identifikuar ende nga policia.

Zjarrfikësja e Krujës po bën larjen e segmentit për të evituar aksidentet, ndërkohë policia po punon për të identifikuar mjetin që ka derdhur naftën në këtë aks.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco