Maliq/ Kamioni përmbyset në rrugë, plagosen dy persona

Maliq/ Kamioni përmbyset në rrugë, plagosen dy persona

16:21, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një kamion me drejtues shtetasin F. H., rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Për pasojë , janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Lozhan-Strelcë", automjeti kamion me drejtues shtetasin F. H., rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasit F. Ll., rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi V. S., rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, shtetasi F. H. u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco