19-vjeçari bie nga resorti në Ksamil, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

19-vjeçari bie nga resorti në Ksamil, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

15:51, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil. Një 19 vjecar raportohet të ketë rënë nga kati i dytë i një resorti ku po kalonte pushimet.

Policia bën me dije se i riu është transportuar drejt spitalit të Traumës ku është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

 Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco