EMRAT/ Skandali me kanabisin në repartin e Zall Herr-it, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

EMRAT/ Skandali me kanabisin në repartin e Zall Herr-it, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

13:50, 09/08/2023
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes ka liruar nga detyra 4 ushtarakë pas skandalit me kanabisin e kultivuar brenda repartit të ushtrisë në Zall Herr.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se edhe për 6 të tjerë është kërkuar lirimi nga detyra.

Kujtojmë se në repartin ushtarak në Zall Herr u gjetën 125 rrënjë kanabisi dhe gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco