EMRI/ Zbardhet identiteti i viktimës në liqenin e Belshit, 41 vjeçari babai i dy fëmijëve

EMRI/ Zbardhet identiteti i viktimës në liqenin e Belshit, 41 vjeçari babai i dy fëmijëve

13:37, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku një shtetas 41 vjeç është mbytur në liqen.

Sipas burimeve për SYRI-n, i ndjeri është Fiqret Xhaja i cili nga deklarimet e familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe është babai i dy fëmijëve

Cërrik/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco