VIDEO SYRI TV/ Në qeli për vrasjen e Luljeta Pezës, nëna e autorit: Të marrë dënimin që i takon

18:18, 07/08/2023
A+ Aa A-

Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës në Urën e Dajlanit në Durrës do të qëndrojnë në qeli me masë sigurie ‘arrest në burg’. Gjykata vendosi të lërë në qeli Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari. Jashtë sallës së gjyqit, nëna e të arrestuarit Aldo Ibrahimi, pak para se të niste seanca tha se nëse djali i saj ka kryer krimin, të marrë dënimin që i takon.  Sipas burimeve, dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga SYRI TV

Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari do të qëndrojnë në qeli deri në përfundimin e hetimeve për vrasjen e Luljeta Prezës, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës. Kështu ka vendosur sot gjykata e Durrësit për 2 autorët e dyshuar për vrasjen e 32-vjeçares Luljeta Preza.

Teksa mësoi masën e sigurisë për të birin, nëna e njërit prej autorëve, Aldo Ibrahimit, Donika Hamzai është shprehur se nuk ka pasur dijeni për krimin e kryer nga djali, duke kërkuar dënim të merituar për të.

Ndërkohë i pranishëm ka qenë dhe bashkëshorti aktual I nënës së Aldo Brahimit, njerku i cili ka rrëfyer se si e mori vesh ngjarjen dhe se i është marrë dëshmia nga policia.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më datën 2 gusht pranë urës së dajlanit ku 32-vjeçarja Luljeta Preza u gjet e pajetë pas thuajse 10 orësh pasi ishte vrarë. Nga hetimet rezultoi se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për 2 mijë lekë mes viktimës dhe autorëve të dyshuar të ngjarjes.  

Ndërkohë që 32-vjeçarja, dy autoret dhe tre gra të tjera kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konsumuar lëndë narkotike dhe në konflikt e sipër e kanë goditur me thikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco