EMRI/ E trishtë, 19-vjeçari me origjinë shqiptare mbytet në Itali, ishte me pushime

EMRI/ E trishtë, 19-vjeçari me origjinë shqiptare mbytet në Itali, ishte me pushime

08:21, 07/08/2023
A+ Aa A-

E diela e pushimit në det, u kthye në tragjedi për 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara, nga provinca e Barit, banues në Altamura, ndërroi jetë teksa po kalonte një ditë relaksi në plazh në zonën e Galipolit, pranë plazhit Zen.

Nuk  janë ende të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e djalit por nga informacionet e para dihet se ngjarj ka ndodhur rreth orës 11 të paradites së kësaj të diele. Djali ishte futur në det për të ndihmuar të dashurën e tij, e cila po dukej në vështirësi në det, por nuk arriti të kthehej më ne breg.

Shërbimet e shpëtimit u lajmëruan menjëherë, për një orë e gjysmë mjekët tentuan ta kthenin në jetë, por pa pasur rezultat. I riu i cili kishte shkuar për pushime në këtë zonë, ndërroi jetë.

Në vendngjarje shkuan karabinierët së bashku me ushtarakët e rojes bregdetare për zbardhjen e rastit dhe rikonstruksionin e asaj që ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco