Makina përplas motorin në Korçë, drejtuesi përfundon në spital

Makina përplas motorin në Korçë, drejtuesi përfundon në spital

08:37, 06/08/2023
A+ Aa A-

Një makinë dhe një motor janë përplasur këtë mëngjes në unazën e Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 06.08.2023, rreth orës 07:55, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit të Korçës, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco