Aksident në Lushnjë-Fier/ 8 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Aksident në Lushnjë-Fier/ 8 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

08:30, 06/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Lushnje - Fier në vëndin e quajtur "Safari".  

Sipas burimeve për SYRI-n, d automjete janë përplasur me njeri – tjetrin, ku si pasojë kanë mbetur 8 persona të plagosur.

Në aksident është përfshirë një automjet tip ‘Mazda’ me targa  AB 910 HX  dhe tjetri tip ‘Ford’ me targa AA 246 JA.

Janë dëmtuar 8 pasagjerët, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit të Fierit dhe po marrin mjekimin jashtë rrezikut për jeten.

Dy janë rëndë ndërsa 6 anë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e këtij aksidenti.

Fier/ Informacion paraprak
 
Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur "Safari park", Fier, automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.
 
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.
 
Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.
 
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco