Sherri me mjete të forta/ Dy punonjësit e karburantit bënë për spital 37-vjeçarin nga Kosova

Sherri me mjete të forta/ Dy punonjësit e karburantit bënë për spital 37-vjeçarin nga Kosova

08:05, 06/08/2023
A+ Aa A-

Një sherr i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një karburanti në Lezhë, pranë Kryqëzimit të Tales.

Mësohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, një 37-vjeçar nga Kosova është përplasur fizikisht me dy punonjës të karburantit, një 61-vjeçar dhe një 52-vjeçar.

Sipas policisë bëhet me dije se 37-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy punonjësit janë shoqëruar nga autoritetet.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Njoftimi i policisë Lezhë/ Informacion paraprak

Konfliktohen fizikisht dhe me mjete të forta te një karburant, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth, shoqërohen nga policia të dyja palët.

Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco