Detaje/ Masakra në Prishtinë, 14 nga të plagosurit kanë qenë femra

Detaje/ Masakra në Prishtinë, 14 nga të plagosurit kanë qenë femra

10:07, 05/08/2023
A+ Aa A-

Shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, ka njoftuar se njeri nga të plagosurit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë ka ndërruar jetë.

Ai ka bërë me dije se i njëjti përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve të marra.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri për RTV Dukagjini.

Mësohet i vdekur është i moshës 39-vjeçare.

Policia: Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e mbrëmshme që ka ndodhur në Prishtinë, ku kanë mbetur disa të plagosur.

Në raportin 24 orësh policia ka bërë me dije se incidenti ka filluar pas një mosmarrëveshjeje mes disa të dyshuarve meshkuj.

Më pas, sipas policisë, janë përdorur armë zjarri ku janë plagosur disa persona.

Si pasojë e thyerjeve të gotave e shisheve, ka treguar policia, janë lënduar 17 persona.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në raport.

Policia ka treguar se të dyshuarit janë hospitalizuar.

“Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku”, është thënë në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco