Bajri: Një arab për vrasjen e Musabelliut/ Gjoka: Në polici, kemi shefin e Krimit të Organizuar

Bajri: Një arab për vrasjen e Musabelliut/ Gjoka: Në polici, kemi shefin e Krimit të Organizuar

08:27, 05/08/2023
A+ Aa A-

Vrasja e Kleant Musabelliut ishte planifikuar të kryhej për nderin e Pëllumb Gjokës, me qëllim vendosjen e nderit dhe opinionit në vend.

Dyshja Gjoka-Bajri, hedhin në tryezë disa vrasës si kosovarë, serbë dhe një arab.

Bajri i sugjeron Pëllumb Gjokës që: “Arabi s’e ka problem fare, pasi kryen punë edhe me fytyrë, (duke nënkuptuar se nuk e njeh njeri)”.

Në dosje evidentohet dhe fakti se grupi Gjoka-Bajri, kanë lidhje të forta në policinë e Shkodrës dhe arrijnë të marrin informacion të klasifikuar dhe të sigurt të notës 10.

Gjoka i thotë Bajrit se: “Ata, (duke nënkuptuar Licët) kanë nëndrejtorin dhe drejtorin, ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar, që na jep informacionin 10”.

Më 10 korrik 2020 në orën 14:06, Behar Brajoviqi duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Ky i fundit i shkruan që: “Më mori ai shoku i Durrësit, po vjen me atë Kosovarin, por s’po i del telefoni, është në Mamurras duke ardh”./balkanweb.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco