Makinë me xhama të errësuar/ Shoferi tenton të korruptojë policët

Makinë me xhama të errësuar/ Shoferi tenton të korruptojë policët

10:44, 04/08/2023
A+ Aa A-

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në Rrugën e Kosovarëve, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. K.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, shtetasit E. K., ai ka tentuar t’i korruptojë ata, duke iu ofruar një shumë parash me qëllim shmangien e masës administrative sepse xhamat e zinj të automjetit i kishte vënë pa autorizimin përkatës.   

Me këtë rast, ka shkuar në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.  

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco