Vrasja e Luljetës zbulon abuzimin/ Prangoset tutori i 15-vjeçares

Vrasja e Luljetës zbulon abuzimin/ Prangoset tutori i 15-vjeçares

10:41, 04/08/2023
A+ Aa A-

Vrasja e 32-vjeçares, Luljeta Preza poshtë urës së Dajlanit në Durrës ka zbardhur një tjetër rast prostitucioni.

15-vjeçarja, e cila është proceduar penalisht për “moskallëzim krimi” pasi ka qenë prezente në momentin e kryerjes së krimit ndaj Luljeta Prezës, ka dëshmuar para uniformave blu se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me 24-vjeçarin Eridon Patlli, ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

24-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco