Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Erion Veliaj kërkon 50 milionë euro?

Shkatërrohet banda shqiptare e kultivimit të lëndëve narkotike në Spanjë, pranga 9 personave

Shkatërrohet banda shqiptare e kultivimit të lëndëve narkotike në Spanjë, pranga 9 personave

10:23, 03/08/2023
A+ Aa A-

Policia spanjolle ka shkatërruar bandën shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike në provincën e Alicante.

Mediat shkruajnë se në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga 9 persona të cilët ishin pjesë e kësaj bande që drejtohej nga një xhaxha dhe nipi i tij. Në lidhje me këtë bande hetimet nisën në dhjetor të vitit të kaluar, kur Garda Civile mori informacion për praninë e një organizate kriminale me origjinë shqiptare të dedikuar për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në provincën e Alicante.

Menjëherë Postat kryesore të Gardës Civile të Ibit dhe Alteas, bashkërisht dhe për të konfirmuar informacionin e marrë, nisën operacionin Florenpapa-Scouts.

Në fazën e parë, tre plantacione marijuane u vendosën në shtëpi në zonat ekskluzive të Alteas, Castalla dhe Alicante, ku kriminelët kërkonin të kalonin pa u vënë re. Pas vëzhgimeve të kujdesshme, agjentët kanë arritur të identifikojnë anëtarët e grupit kriminal dhe të zbardhin rolet dhe funksionet e tyre.

Në krye të kësaj bande ishin dy shqiptarë për të cilët kishte edhe një urdhër arresti ndërkombëtar nga Itali.

Ndërkaq gjatë katër kontrolleve të njëkohshme që u kryen në Alicante, Altea dhe Castalla, organizata kriminale u çmontua. U arrestuan nëntë burra me kombësi shqiptare, greke dhe italiane, të moshës nga 21 deri në 58 vjeç . Gjithashtu, janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1592 bimë marihuanë, 1005 euro para të gatshme, material për kultivim dhe 2 automjete të tipit të lartë .

Në banesa, kriminelët për t’i bërë plantacionet më efikase dhe fitimprurëse, kishin bërë lidhje klandestine në rrjetin elektrik, duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 196.782 euro kompanive elektrike.

Në momentin e arrestimit, njëri prej drejtuesve tentoi të ikte nga një ballkon, por më në fund u ndalua nga agjentët në tarracën e një shtëpie aty pranë. Krimet që u janë ngarkuar të arrestuarve, sipas shkallës së pjesëmarrjes, përfshijnë trafik dhe kultivim droge, armëmbajtje pa leje, mashtrim me energjinë elektrike, pastrim parash dhe përkatësi në një organizatë kriminale.

Të arrestuarit së bashku me provat e marra i janë vënë në dispozicion Gjykatës Hetimore Nr.2 Ibi , e cila ka urdhëruar burgosjen e 8 prej anëtarëve të bandës, mes të cilëve edhe dy drejtuesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco