VIDEO/ Udhëtimi i fundit i Alma Arrazit me tre fëmijët e saj, drejt urës së Bunës

17:46, 09/05/2024
A+ Aa A-

Këto janë pamjet që tregojnë çastet e fundit rë Alma Arrazit, bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, të cilët dorë për dore pasi ndahen nga të afërmen, me të cilën kishin pirë kafe, largohen drejt urës së Bunës, për të mos u kthyer më.

Para se të mbërrinte në urën e lumit Buna, pamjet filmike kanë kapur çastet ku ajo është ndarë me kunatën e saj, ku kjo e fundit mbante edhe një fëmijë për dore.

Tre fëmijët përshëndetën kushërirën e tyre me dorë kur u larguan, pa e ditur që do ishte takimi i fundit, vetëm Alma e dinte mirë.

Më pas ora shënon 20:21 në një tjetër video të kapur nga kamerat e sigurisë, shfaqet Alma Arrazi në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, por për ta ishte “rruga pa kthim”.

Sikurse duket në pamjet e siguruara nga SYRI, këto çaste besohet të jenë vetëm pak minuta para tragjedisë, ku Alma ka kapur përdore tre fëmijët e saj dhe i çon drejt vdekjes.

Nga pamjet duke se vajza më e madhe, mban në duar një qese.

Nga errësira e natës, pamjet janë të paqarta, por ajo që vihet re janë duart e shtrënguara të tre fëmijëve të mitur rreth nënës së tyre, që e ndjekin atë drejt një vendimi fatal që tronditi opinionin publik.

Mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur pas këtyre çasteve, askush nuk ka përgjigje sesi Alma Arrazi, i bindi tre fëmijët e vegjël të hidheshin pas saj drejt vdekjes, apo ajo i shtyu ata dhe më pas veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco