Mashtronin italianë dhe grekë, ja kush u arrestua në 'call-center' në Tiranë

Mashtronin italianë dhe grekë, ja kush u arrestua në 'call-center' në Tiranë

11:33, 02/08/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Selita Center” janë arrestuar në flagrancë 6 punonjës, të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në një 'call-center' duke mashtruar shtetas të huaj. Gjithashtu është shpallur në kërkim administratori i subjektit, 31-vjeçari Julian Markaj.

Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, policia ka gjetur 53 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

TE ARRESTUAR:

1-Ermion Markaj, 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i firmës.

2-Patricja Radovani, 29 vjeç, me detyrë shefe e personelit të firmës.

3-Donald Toma, 27 vjeç.

4-Areteo Butsi, 36 vjeç.

5-Emanuele Jaho, 29 vjeç.

6-Fiodor Ziu, 34 vjeç.

I SHPALLUR NE KERKIM:

Administratori i subjektit, Julian Markaj.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të mashtrimit kompjuterik, në një subjekt privat, në Selitë, Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selita Center”.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në ambientet e këtij subjekti privat (firmë), ku kanë konstatuar disa shtetas që kryenin veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes call center-it.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i firmës, P. R., 29 vjeçe, me detyrë shefe e personelit të firmës, D. T., 27 vjeç dhe A. B., 36 vjeç, të katërt banues në Tiranë, si dhe shtetasit E. J., 29 vjeç dhe F. Z., 34 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim administratori i këtij subjekti, shtetasi J. M., 31 vjeç.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit që u gjetën në këtë subjekt ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco