Ndërron jetë para kohe, profesoresha e Gjuhës Angleze dhe anëtarja e kryesisë së PD, Irena Shehu

Ndërron jetë para kohe, profesoresha e Gjuhës Angleze dhe anëtarja e kryesisë së PD, Irena Shehu

10:12, 01/08/2023
A+ Aa A-

Profesoresha e Gjuhës Angleze dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Irena Shehu, është ndarë nga jeta.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije familjarë dhe kolegë të Shehut, të cilët e kanë përshkruar atë si një “zonjë grua”, e cila gjithë jetën e saj kontribuoi në mësimdhënie.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familajrëve, kolegëve dhe miqve të Irenës. 

Shehu shkruan se ajo ishte një personalitet i vërtetë morali dhe dijesh, e cila pa asnjë kompromis ishte në shërbim të së drejtës, vlerave dhe demokracisë.

“Nje lajm tejet i hidhur, Irena Shehu nuk jeton me!

Nje personalitet i vertete moral dhe dijesh.

Pa asnje kompromis ne sherbim te te drejtes, vlerave, demokracise.

Pedagoge, qe ka edukuar e shkolluar qindra te rinj.

Aktiviste, antare e kryesise se PD te Gjirokastres.

Ngushellinet me te sinqerta familjes se saj, miqve, kolegeve.

Te gjithe Gjirokastres, qe sot humbi nje qytetare te vecante te saj, nje vlere te vertete”, shkruan Shehu.

Prej më shumë se dy dekadash Irena Shehu dha  kontributin e saj në arsimimin e brezave të tërë studentësh të gjuhës angleze.

Një nga intelektualet më të shquara të fushës së mësimdhënies, qytetare e denjë me formim të gjithanshëm, karakter të fortë dhe shpirt të lirë.  Ajo ka qenë një mbështetëse e proceseve demokratike dhe progresiste për të mirën e universitetit dhe arsimit shqiptar në përgjithësi.

Hartuese e programeve të ndryshme mësimore të nivelit Bachelor dhe Master.

Përgjegjëse  e Departamentit të Gjuhëve të huaja në vitet 1996 – 2010 dhe 2012 – 2016.

Autore e disa artikujve shkencorë të botuar brenda e jashtë vendit si dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore dhe kumtesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco