Aksident me 4 të plagosur në aksin Librazhd-Prrenjas, ndër ta 2 fëmijë

Aksident me 4 të plagosur në aksin Librazhd-Prrenjas, ndër ta 2 fëmijë

13:48, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në aksin Librazhd-Prrenjas.  Ndër të plagosurit, dy janë fëmijë dhe sipas Policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e shtetit njoftoi se “mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd - Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, “ thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco