Dhunuan përmbaruesit, lihen në burg babë e bir në Elbasan

Dhunuan përmbaruesit, lihen në burg babë e bir në Elbasan

13:10, 31/07/2023
A+ Aa A-

Misir e Nelson Hoxha, babë e bir, të cilët dhunuan dy përmbarues në Librazhd janë lënë në burg nga Prokuroria e Elbasanit.

Të premten e javës së kaluar, babë e bir dhunuan dy përmbaruesit, të cilët kishin shkuar të sekuestronin brenda ambienteve të resorit në pronësi të tyre, orenditë e tij, për shkak të një borxhi të vjetër që daton nga viti 2014. Sipas burimeve zyrtare, Arben Isufi i shoqërisë “Arbeni-Al” shpk kishte fituar të drejtën ligjore për pagimin e një borxhi rreth 100 mijë euro, me një vendim gjykate të vitit 2014. Për pagimin e borxhit ngarkohej shoqëria “Resort Ballkan” shpk, pronare e resortit të familjes Misir Hoxha me banim në qytetin e Elbasanit.

Për ekzekutimin e borxhit pas 10 vjetësh ishin  pajtuar dy përmbarues, përkatësisht, Altin Latifi me Engjëll Muskaj që përfaqësojnë  shoqërinë private “Enforcement Group” shpk me qendër në Fier.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco