Po futej në Shqipëri me mbi 28 mijë euro të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari banues në Gjermani

Po futej në Shqipëri me mbi 28 mijë euro të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari banues në Gjermani

11:12, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një 50 vjeçar banues në Gjermani është proceduar në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 28 400 euro gjatë hyrjes në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit.

‘Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore’, thuhet në njoftimin e policisë. 

Njoftimi i policisë/ Muriqan

Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.    

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.     

Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë.     

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir). 

Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. 

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco