Do vritej nga Pëllumb Gjoka/ Musabelliu fitoi azilin në Gjermani

Do vritej nga Pëllumb Gjoka/ Musabelliu fitoi azilin në Gjermani

10:51, 31/07/2023
A+ Aa A-

Kleant Musabelliu, personi që del në dosjen e SPAK si objektiv për t'u vrarë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa vite më parë. “Ora News” ka mësuar se Musabelliu është larguar në drejtim të Gjermanisë, aty ku ka aplikuar dhe më pas fituar statusin e azilantit.

Shkak i ikjes së tij është bërë pikërisht konflikti i lindur në 2017 me biznesmenin Pëllumb Gjoka, të cilin e ka plagosur me një plumb në këmbë përballë restorant “Rozafa” në Tiranë.

Për këtë ngjarje, Kleant Musabelliu, i cili në atë kohë shërbente si punonjës i Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, është arrestuar nga policia dhe më pas dënuar nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e “Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Musabelliu u dënua vetëm me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Ndërsa pas daljes nga burgu, Pëllumb Gjoka i ka dërguar njerëz duke e paralajmëruar se ishin në gjak dhe nuk e kishte falur për plagosjen që i kishte bërë. Në trysninë e kërcënimeve dhe ndjekjes për ta vrarë, Kleant Musabelliu ka braktisur Shqipërinë duke u vendosur familjarisht në Gjermani. Por siç flitet edhe në bisedat e transkiptuara në apliacionet “Sky” dhe “Encro CHAT”, Pëllumb Gjoka nuk ka hequr dorë nga plani për të vrarë Musabelliun.

Sipas SPAK, për planin e vrasjes së Musabelliut Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinaj, ku pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkëmbim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Ervis Martinajt.

Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda, thotë SPAK, janë kryer gjatë vitit 2020 dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qenë Tirana.

Shkak i konfliktit mes Kleant Musabelliut dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka ka qenë sherri që kishte ndodhur mes fëmijëve në shkollë. Sherri i fëmijëve është transferuar tek prindërit, ku Gjoka ka thirur për sqarim tek ambjentet e “Rozafës” afër “Pazarit të Ri”, punonjësin e SHKB-së së Burgjeve, Kleant Musabelliun.

Palët, në vend që të sqaroheshin, janë konfliktuar më tej, ku Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë rreth tij, kanë sulmuar me grushta Musabelliun. Ky i fundit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar me një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokën, duke e lënë të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco